“PARA 4 VITESH…”/ Nita dhe Shpati jo vetëm që njiheshin më parë, por kanë dalë edhe në date – AlpeGossip
“PARA 4 VITESH…”/ Nita dhe Shpati jo vetëm që njiheshin më parë, por kanë dalë edhe në date

“PARA 4 VITESH…”/ Nita dhe Shpati jo vetëm që njiheshin më parë, por kanë dalë edhe në date

Nita dhe Shpati njihen që para se të hynin në “BBVA” dhe kur Shpati hyri në shtëpi me maskë dhe pa bluzë, këmishë, xhaketë (lakuriq duam të themi), Nita e njohu dhe kjo na bëri pak përshtypje. Nejse, kurioziteti ynë u shua, pasi Nita tha se ata të dy kanë dalë në date dhe kanë shkëmbyer puthje.

Në “Mbrëmjen e Vajzave”, Luizi e pyeti nëse ekzistonte ndonjë xhelozi meqë Deamishel u afrua shumë shpejt me Shpatin dhe Nita zgjodhi të rrëfehej se para 4 viteve, ajo dhe Shpati kanë dalë në takime romantike.

“Po të jap një përgjigje shumë të sinqertë. Para 4 viteve, unë dhe Shpati kemi dalë në date. Ka ndodhur thjesht një puthje”, tha ajo dhe banorët u habitën jo pak.

“Kemi dalë në disa date”, tha ai dhe më pas, të dy treguan se nuk ka shkuar më tej raporti dhe sot, kanë mbetur shokë.

Moderatori Shpat Kërleshi hyri të shtunën (26 shkurt 2023) në shtëpinë e “BBVA” dhe pati një afrimitet të menjëhershëm me Deamishelin, duke ngjallur jo pak reagime dhe batuta te banorët.