6 VJET LIDHJE NË FSHEHTËSI/ Çifti i famshëm më në fund del në publik dorë për dore – AlpeGossip
6 VJET LIDHJE NË FSHEHTËSI/ Çifti i famshëm më në fund del në publik dorë për dore

6 VJET LIDHJE NË FSHEHTËSI/ Çifti i famshëm më në fund del në publik dorë për dore

Ata kanë plot 6 vjet që janë lidhur dhe fotot e tyre në publik janë të pakta dhe lënë shumë për të dëshiruar.

Por Katie Holmes dhe partneri i saj Jamie Foxx dukeshin më të lumtur se kurrë, pasi u fotografuan duke shëtitur së bashku në New York City, të martën pasdite.

Aktorja 40-vjeçare, e cila kishte kapur për dore partnerin, ishte veshur shumë sportive me tuta gri, ndërsa Jamie më casual.

Kjo dalje në publik vjen pasi Katie dhe Jamie dolën me vajzën e tij Corinne, 25 vjeç, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre është shumë serioze.

Një dëshmitar tha për “Dailymail.com” se Jamie dhe Katie ecnin dorë për dore së bashku, dhe të tre ndaluan në Westfield Century City për të ngrënë atje.

Katie jeton në New York dhe Jamie në LA, dhe kjo lidhje në distancë është mbajtur private  për hir të fëmijëve të tyre.

Jamie rrallë e sjell partneren në shtëpinë e tij dhe ata kryesisht dalin veçmas nga fëmijët e tyre.