“PUPU, TI NË FINALE…”/ Robert Berisha i kthehet keq ndjekësit: Ik futja gjumit se qenke… (FOTO) – AlpeGossip
“PUPU, TI NË FINALE…”/ Robert Berisha i kthehet keq ndjekësit: Ik futja gjumit se qenke… (FOTO)

“PUPU, TI NË FINALE…”/ Robert Berisha i kthehet keq ndjekësit: Ik futja gjumit se qenke… (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme janë shpallur 12 finalistët që do të ngjiten në skenën e Pallatin të Kongreseve finalen e madhe të së dielës, me datë 22 Dhjetor. Emrat e përzgjedhur janë: Tiri Gjoci, Gena, Olta Boka, Albërie Hadërgjonaj, Robert Berisha,  Elvana Gjata, Arilena Ara, Sara Bajraktari, Kamela Islamaj, Era Rusi, Valon Shehu dhe Bojken Lako.

Përpos përgëzimeve të shumta, ka dhe njerëz nga publiku që kanë mbetur të pakënaqur me emrat e disa prej finalistëve dhe e kanë shprehur haptazi mendimin e tyre në komente. Një ndër to është shprehur: “Pupupu, rroftë ‘meritokracia’, kandidat për të fituar Robert Berisha dhe Gena’, duke ironizuar këta dy të fundit.

Ky koment është vënë re nga Roberti i cili nuk ia ka përtuar një përgjigje. “Pse nuk të ftuan në juri ty eksperte e muzikës? Ik futja gjumë e ha mollë se ti qenke shpirt si mbiemri yt (Ziu). Pupupupupu”, i është përgjigjur këngëtari me të qeshura.