HABIT SAZAN GURI/ Puth në mes të emisionit moderatoren e njohur (VIDEO) – AlpeGossip
HABIT SAZAN GURI/ Puth në mes të emisionit moderatoren e njohur (VIDEO)

HABIT SAZAN GURI/ Puth në mes të emisionit moderatoren e njohur (VIDEO)

Ambientalisti i njohur Sazan Guri ishte i ftuar së fundmi në emisionin “360 gradë”, ku ka diskutuar për çështjen e banorëve të Astirit, të cilët kanë bërë një protestë të dhunshme për shembjen e shtëpive të tyre.

E ftuar në panel ishte edhe gazetarja dhe moderatorja e njohur Sonila Meço, e cila ka miratuar fjalët e Sazanit në lidhje me të drejtat e qytetarëve. Pa mbaruar fjalën, Sazani nuk është përmbajtur dot për faktin që ata ranë dakort dhe i ka kërkuar drejtuesit të emisionit, Artur Zhejit, ta puthë Sonilën në ballë.

Të dy janë ngritur dhe kanë ecur drejt njëri-tjetrit, ndërsa Sazani i ka dhënë një puthje në ballë Sonilës dhe më pas të dy janë ulur sërish në vendet përkatëse.

Sazan Guri puth Sonila Meçon LIVE në emision

Sazan Guri puth Sonila Meçon LIVE në emisionNdiqni LIVE emisionin në Youtube këtu: https://youtu.be/CQejud5h0fI

Gepostet von Ora News am Donnerstag, 22. November 2018