“FOLI GRAVE QË KE NË SHTËPI KËSHTU”/ Debatoi me Zhaklinën gjatë spektkaklit, reagon bashkëshortja e Maestros – AlpeGossip
“FOLI GRAVE QË KE NË SHTËPI KËSHTU”/ Debatoi me Zhaklinën gjatë spektkaklit, reagon bashkëshortja e Maestros

“FOLI GRAVE QË KE NË SHTËPI KËSHTU”/ Debatoi me Zhaklinën gjatë spektkaklit, reagon bashkëshortja e Maestros

Bashkëshortja e Armaldo Kllogjerit, Aida, ka reaguar pas ‘përplasjes’ që pati Maestro me opinionisten Zhaklin Lekatari gjatë spektaklit të kaluar.

Në një status në profilin e tenorit, që menaxhohet nga vetë ajo, shkruan se e respekton Zhaklinën dhe nëse ajo e mendon se ka thënë diçka gabim, ka aq karakter sa të kërkojë falje.

Ajo kërkon që njerëzit mos të mbireagojnë dhe se me opinionistët mund të sqarohen privatisht. Në një moment gjatë spektaklit, Zhaklin i është drejtuar Armaldos me shprehjen ‘foli grave që ke në shtëpi kështu!’