“KUR DO TË NA BËHESH NUSE ME VELLO?” Monika Lubonja habit me përgjigjen – AlpeGossip
“KUR DO TË NA BËHESH NUSE ME VELLO?” Monika Lubonja habit me përgjigjen

“KUR DO TË NA BËHESH NUSE ME VELLO?” Monika Lubonja habit me përgjigjen

Aktorja e njohur, Monika Lubonja, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku me ndjekësit ndan momente të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Madje ajo herë pas here bën edhe bashkëbisedime virtuale me ta, ku më herët ka rrëfyer se është beqare. Por duket se tani gjërat kanë ndryshuar për ish-banoren e “Big Brother VIP 1”.

Gjatë një bisede me ndjekësit e saj në “Instagram”, dikush ka qenë kurioz dhe e ka pyetur se kur do të martohet.

“Kur do të na bëhesh nuse me vello”– e ka pyetur fansi, të cilit Monika Lubonja ka vendosur që t’i kthejë përgjigje.

“Ja të shikojmë nga 24 tani”– i është përgjigjur aktorja e njohur, ndërsa nuk dihet nëse ajo po bën shaka apo me të vërtetë ka rigjetur dashurinë dhe do të kurorëzojë me martesë lidhjen e saj.