Mbrëmjen e sotme ishte finalja e konkursit Masterchef Junior, ku morën pjesë fëmijë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe treguan talentin e tyre në kulinari dhe aftësitë për të qenë kuzhinierë të mirë.
Mes dy finalistëve, Denisës dhe Roeltit, juria mori vendimin e vështirë për të zgjedhur shefin më të mirë i cili i kishte impresionuar ata me pjatën e gatuar.
Vendin e parë arriti ta merrte 13-vjeçarja Denisa, e cila mori kupën e MasterChef Junior dhe fitoi një udhëtim në Disneyland.