Të gjithë mendimet dhe shpenzimet e dhjetorit na shkojnë për përgatitjet e festave të fundvitit. Duke nisur që nga pema e Krishtlindjeve e deri tek dizajni që do të vendosim për thonjtë.
Ndalojmë pak këtu, tek detaji i vogël në dukje, por shumë, shumë i rëndësishëm. Ç’keni ndërmend të bëni me thonjtë këto festa? Eshtë koha e dritave dhe asgjë nuk sjell më shumë festë se sa shkëlqimi, xixat dhe ngjyrat plot jetë. Për t’u frymëzuar, hidhini një sy modeleve më poshtë.
Nisim nga thonjtë bazikë. French nuk del kurrë nga moda dhe i përshtatet çdo sezoni!
Një tjetër ide dhe formë frenchi, që mund ta përdorni këto ditë.
Thonjtë “me zbukurime” shkojnë me pemën!
Mos harroni që jeshilja është shumë në modë.
Nëse zgjidhni të qëndroni tek ngjyrat e thjeshta, mos harroni ca xixa mbi to.
Këto quhen thonj “të sofistikuar”.