Para jush, Chrissy Teigen, moderatore televizive dhe bashkëshortja e John Legend, e cila do t’u përgjigjet gjithë pyetjeve që keni për jetët e më të famshmëve në botë.
1. A kanë të famshmit një sirtar ku fusin gjëra të ndryshme si stilolapsa apo kavo?
“Po, kanë.”
2. Çfarë bëjnë me veshjet e shtrenjta që veshin?
“Çdo veshje të shtrenjtë që kam veshur e kam kthyer mbrapsh,” thotë Chrissy. “Që kur linda fëmijë, nuk jam më masë zero kështu që duhet të blej çdo gjë që vesh. Pastaj i shes në TheRealReal dhe fitimet i dhuroj për bamirësi.”
3. Si rezervojnë tavolina në restorante
“Kur rezervoj, nuk u jap mundësinë të thonë jo. ‘Çkemi, unë jam Chrissy Teigen dhe dua të rezervoj një tavolinë për dy persona në emrin e John Legend. Keni vende të lira?’ Nëse u thua ‘çkemi dua të rezervoj një tavolinë’, të thonë jo. Duhet të tregohesh e shpejtë.”
4. Si udhëtojnë
“Një milje larg aeroportit është nje terminal tek i cili duhet të abonohesh. Ata kujdesen për sigurinë dhe të çojnë te avioni me makinë.”
5. Kush ia bën pazaret
“Asistentja bën shumicën e punëve, por kur asistentja ka ditëlindjen, duhet të dal vetë t’i blej diçka.”
6. Hera e fundit që përdori transport publik?
“Dhjetë vite më parë.”
7. Çfarë mendon kur sheh veten në televizor?
“Pyes veten ‘pse jam veshur kaq keq’ ose ‘pse e kanë shkurtuar kaq shumë.’”
8. Sa shpesh i ndërrojnë numrat e telefonit
“Plot njerëz i ndërrojnë shumë shpesh, por unë kam të njëjtin prej shumë vitesh.”
9. Sa shpesh del në publik
“Ndoshta një herë në muaj ose më rallë dhe vetëm nëse jam e lyer dhe e rregulluar.”
10. Si janë ceremonitë e ndarjes së çmimeve
“Tmerrsisht të mërzitshme. Të thërrasin 100 njerëz, të ulërasin të ulesh, bari është larg dhe s’e kuptoj pse njerëzit i kanë qejf.”
11. A janë të sjellshëm të famshmit
“Sa më i famshëm, aq më i sjellshëm është.”
12. Si e përballojnë shtëpinë
“Me këste.”
13. Si i durojnë paparacët?
“Nëse sillesh mirë me ta, ata sillen mirë me ty.”
14. A kanë të famshmit llogari të dyta në Instagram dhe Twitter?
“Po.”
15. Si i paguajnë faturat?
“Kam një financier që merret me gjithçka të kësaj natyre dhe më dërgon përmbledhje dhe raporte të fitimeve dhe shpenzimeve.”
16. A jetojnë me të asistentët?
“Kemi një menaxhere shtëpie që merret punët e përditshme, me pakot, skedulimet dhe stafin e mirëmbajtjes së shtëpisë.”
17. A paguan për shpenzimet e grimierit, parukierit etj. kur udhëtojnë me të?
“Po, për gjithçka. Tarifat, fluturimi, hoteli, interesat e agjencisë.”
18. A i japin vërtet gjëra falas?
“Banaku është gjithmonë plot me gjëra të ndryshme që na i falin.”
19. Sa dado punëson?
Kemi katër dado të mrekullueshem, që nuk i punësojmë në të njëjtën kohë. Punojnë me rotacion dhe një qëndron gjatë natës.
20. Si e ka ndryshuar fama?
“I shoh gjërat nga çdo perspektivë. Jam në ankth gjatë gjithë kohës dhe përjetoj gjithçka. Më pëlqen që mund të ndihmojë të tjerët, por vetë jam… e ngecur.”