“ÇDO GJË ËSHTË FANTAZI”/ Pse pa kuptuar, pornografia po ju shkatërron jetën – AlpeGossip
“ÇDO GJË ËSHTË FANTAZI”/ Pse pa kuptuar, pornografia po ju shkatërron jetën

“ÇDO GJË ËSHTË FANTAZI”/ Pse pa kuptuar, pornografia po ju shkatërron jetën

Në pornografi, çdo gjë – që nga mënyra si duken njerëzit e deri tek mënyra si bëjnë seks – është një fantazi. Shikuesit e pornografisë shpesh bëhen kaq të fiksuar sa humbasin marrëdhëniet e vërteta romantike.

Ideja se pornografia është një vendim personal që nuk prek askënd, është thjesht gabim. Studimet kanë treguar se pornografia mund të shkatërrojë aftësinë e një personi për të dashur ose për t’u ndjerë i dashur me një partner. Kur burrat shohin shpesh video porno, ata e vlerësojnë veten më pak, bëhen më kritikë ndaj vetes, bëhen më kritikë edhe ndaj partneres/it dhe si rrjedhojë e shijojnë më pak seksin. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me gratë.

Pornografia mund të ndikojë në krijimin e koncepteve të gabuara, si për shembull që grave nuk u duhet paraloja, që kulmi i seksit është penetrimi, që treshet janë diçka që ndodhin rëndom etj.

Më pak se 20% e grave përjetojnë orgazëm vetëm si rrjedhim i penetrimit, ndërsa nëpër video porno, ndodh gjatë gjithë kohës. Gratë përjetojnë orgazma përmes stimulimit të klitorit dhe penetrimi është një mënyrë jo aq efektive për të arritur të njëjtin rezultat.

Performuesit në pornografi kanë një ekip të tërë njerëzish, që kujdesen për pamjen e tyre, ndriçimin, veprimet, grimin, këndet e duhura etj. Me disa montazhe të kujdesshme, një video që ka zgjatur 3 ditë për t’u xhiruar, duket si një akt i zakonshëm seksi 45 minutësh.

Të rinjtë dhe jo vetëm presin që partnerët e tyre të veprojnë sipas asaj që kanë parë, qoftë edhe nëse janë veprime të dhimbshme dhe të rrezikshme. Ata priren të besojnë se ato që shohin në video pornoi janë normale dhe të pranueshme. Ndërkohë që partnerët ndihen keq me veten pasi nuk pranojnë këto “standarde normale”. Kjo gjë redukton kënaqësinë, mund të dëmtojë marrëdhënien, të shkaktojë ndjenjën e zhgënjimit dhe izolimit.