‘Pas ndarjes, Bora lidhet me një BOS, së shpejti martohet’, si do reagojë Vin Veli pas kësaj? – AlpeGossip
‘Pas ndarjes, Bora lidhet me një BOS, së shpejti martohet’, si do reagojë Vin Veli pas kësaj?

‘Pas ndarjes, Bora lidhet me një BOS, së shpejti martohet’, si do reagojë Vin Veli pas kësaj?

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, për moderatorsenbukuroshe, Bora Zemanin, kishte ardhur një fallxhore e cila pasi i pa letrat Borës, i zbuloi asaj të ardhmen duke e lënë edhe vetë moderatoren të shokuar.

Fallxhorja e gjeti se Bora ka kaluar një ndarje, por dha edhe lajmin e mirë se së shpejti ajo do lidhet me një person tjetër. Madje fallxhorja zbuloi që personi është i kamur dhe emri i fillon me shkronjën G.

Ermal Mamaqi dhe Bora filluan të përmendnin emra me shkronjën G duke bërë humor, ndërsa fallxhorja tha se Bora dhe ky person do martohen.

“Bora lidhet me një mashkull tjetër, ai është njeri i kamur, me lekë. Ti martohesh, mbaje mend. Ky personi që ti lidhesh ka një fatkeqësi në jetë. Shkronjën e parë të emrit ai e ka me G”, u shpreh fallxhorja.

Na mbetet të presim për të parë nëse do dalë i vërtetë ky parashikim i fallxhores. E deri atëherë, kuriozë jemi, si do reagojë Vini pas kësaj?