Transformohet stërmbesa e Skënderbeut, zbuloni si duket tani Sophie Castriota (FOTO) – AlpeGossip
Transformohet stërmbesa e Skënderbeut, zbuloni si duket tani Sophie Castriota (FOTO)

Transformohet stërmbesa e Skënderbeut, zbuloni si duket tani Sophie Castriota (FOTO)

Stërmbesa e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot, Skëndërbeut është përfolur shpesh në media.
Sophie Castriota është një vajzë e talentuar dhe mjaft e angazhuar në projekte muzikore. Edhe pse në një moshë të re, shumë vite larg nga koha e heroit tonë kombëtar, Sophia është treguar gjithmonë krenare për origjinën e saj.

Bukuroshja jeton jashtë trojeve shqiptare, por pavarësisht kësaj ajo nuk i shkëput rrënjët e saj shqipëtare.

Vajza 21 vjeçare është mjaft e talentuar në muzikë dhe në fushën e aktrimit.

Asaj ndër të tjera i pëlqen të eksperimentojë dhe me pamjen e saj. Në foto e saj vështirë ta gjesh me të njëtën ngjyrë flokësh dhe po aq e vështirë është të ndash se në cilën duket më bukur.-shkruan Express

Sophie Castriota është gjenerata e 14-të e fisit të kastriotëve. Ajo jeton në Brisbane të Australisë.

Sophie ka treguar kohë më parë se nëna e saj është duke punuar për një film artistik mbi jetën e Skëndërbeut.