ME SIGURI NUK E KISHIT MENDUAR/ Trendi i kësaj vere do të jenë këpucët e gjyshes - AlpeGossip
ME SIGURI NUK E KISHIT MENDUAR/ Trendi i kësaj vere do të jenë këpucët e gjyshes

ME SIGURI NUK E KISHIT MENDUAR/ Trendi i kësaj vere do të jenë këpucët e gjyshes

Gjithmonë e më shumë po shohim trende nga më të çuditshmet për sa i përket modës më të fundit. Ato gjëra që më parë konsideroheshin të shëmtuara, tanimë quhen moderne dhe shumë “in”. Një prej këtyre trendeve “të shëmtuara”, por që pritet të pushtojë rrugët e qytetit janë edhe këpucët e hedhura në treg filimisht nga firma Miista dhe më pas edhe nga marka të tjera të njohura. Këto këpucë, që na kujtojnë këpucët e gjyshes, do të jenë një prej trendeve më të mëdha të kësaj vere.

Këpucët e quajtura Taissa Heels janë bërë virale në Instagram dhe kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fashionisteve që kanë nxituar t`i bëjnë pjesë të gardërobës së tyre. Taka gjeometrike dhe modeli me thurje i këtyre këpucëve vintage nuk kanë se si mos t`ju bëjnë nostalgjikë duke ju kujtuar këpucët e gjyshes. Këto këpucë janë perfekte për verën dhe blogeret e modës po i veshin me çdo gjë, që nga pantallonat e deri te fustanet.

 

Jeni gati t`i shihni edhe në rrugët e Tiranës?