“KAM FRIKËN E BEATRIX”/ Arjola dhe Iliri komentojnë nominimin e Arbërit: Je kampion, tani është momenti që njerëzit… – AlpeGossip
“KAM FRIKËN E BEATRIX”/ Arjola dhe Iliri komentojnë nominimin e Arbërit: Je kampion, tani është momenti që njerëzit…

“KAM FRIKËN E BEATRIX”/ Arjola dhe Iliri komentojnë nominimin e Arbërit: Je kampion, tani është momenti që njerëzit…

Pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP” në shtëpi kanë nisur debatet për nominimet ‘surprizë’ që u bënë gjatë mbrëmjes.

Arbëri u vendos përballë kutisë së pandorës, ku shpëtoi veten për një javë nga nominimet. Por jo vetëm kaq, pasi ai duhej që të çonte edhe 3 banorë të tjerë në nominim dhe zgjodhi Einxhel, Donaldin dhe Beatrix.

Ky vendim duket se i ka pëlqyer Ilirit i cili e etiketoi Arbrin si “një kampion”.

“Çfarë nominimi që bëre. Je kampion! Tani është pikërisht momenti që njerëzit do fillojnë të çmenden”, tha balerini i njohur.

Nga ana tjetër ishte edhe Arjola e cila shtoi: “Kam frikën e Beatrix, në këtë pikë nuk mendoj se Einxhel është e rrezikuar”.