Puntori shpëtohet në momentin e fundit (FOTO) – AlpeGossip
Puntori shpëtohet në momentin e fundit (FOTO)

Puntori shpëtohet në momentin e fundit (FOTO)

Një telefonatë e banorëve të zonës për policinë dhe zjarrfikëset i ka shpëtuar jetën në momentet e fundit një punëtori në Turqi.

Fethi Turan po lëvizte mbi grumbullin disa metra të lartë të pluhurit të qymyrit kur pirgu pësoi rrëshqitje dhe e “përpiu”. “Hurriyet” raporton se ngjarja ka ndodhur në Provincën Mersin, në një fabrikë ku prodhohen kallëpe qymyri për t’u përdorur si lëndë djegëse.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe ambulanca. Punëtori u nxor i plagosur rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Fotot prekëse të operacionit të shpëtimit dhe të punëtorit të mbuluar nga pluhuri janë përhapur gjerësisht në rrjetet sociale.