Xhensila Myrtezaj tërheq shpesh herë vëmendje me linjat trupore seksi, të cilat nuk nguron t’i nxjerrë në pah me anë të veshjeve të ngushta. Ditën e djeshme, këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto të reja
Përveç pëlqimeve e komenteve pozitive pafund, kishte edhe nga ata që e kritikuan për veshjen. Artistja kishte veshur një kostum sportiv nga “Adidas”, i cili përfshinte një “crop top” me mëngë të gjata dhe një palë streçe, që i nxirrnin në pah muskujt e trupit të tonifikuar.
Mirqëpo, fansave të Xhensilës nuk u ka shpëtuar një detaj tjetër që në pamje të parë mund të mos e vini re. Po të shikoni me kujdes, do të dalloni një leukoplast në gishtin e madh të këmbës së saj.
“Like kush e vuri re që ka një fasho te gishti i madh i këmbës”, shkroi një ndjekëse, së cilës Myrtezaj iu përgjigj vetë, duke i komentuar me anë të një emoji me dorën e ngritur lart.
“Paske vrarë gishtin e madh të këmbës, të kaluara zemra”, i shkroi një ndjekës tjetër.
Ndërkohë nuk mungua as kritikat për veshjen e artistes, pasi njëri i shkroi: “Obobobo, ça katunare. Tu vesh nëpër koncert adidas, fundi i botës!”.
Pas gjithë këtyre komenteve, Xhensila vendosi të mos u përgjigjej më secilit më vete, për të mos i dhënë rëndësi këtij detaji kaq të vogël.