LEKË DHE ARGËTIM/ Turi fillon emisioni i ri në “TV Klan” (FOTO) – AlpeGossip
LEKË DHE ARGËTIM/ Turi fillon emisioni i ri në “TV Klan” (FOTO)

LEKË DHE ARGËTIM/ Turi fillon emisioni i ri në “TV Klan” (FOTO)

Familjet po konkurrojnë me njëra-tjetrën në lojëra e kuize dhe po fitojnë para e dhurata.

Në një intervistë për “tvklan.al” pak javë më parë Turi zbuloi se si do funksionojë emisioni.

“Familja” do të luajnë dhe do jetë e përbërë nga katër ose tre anëtarë. Duhet të ketë fëmijë mbi moshën 10-vjeçare, që të bëjnë lojërat tona. Familja duhet të ketë dëshirën për të luajtur, si dhe duhet të kenë mbi të gjitha të ngulitur në kokë që familja është e shenjtë. Aty do të fitohen para. Raundi i fundit është i gjithi me para kesh. Brenda një nate luajnë katër familje dhe fiton njëra. Të katërta këto familje do të përballën me njëra-tjetrën. Të katërta këto familje fitojnë çmime në vetvete, pra askush nuk del i humbur. Familja në fund rrezikon të ngelet dhe pa asnjë gjë, ose të fitojë shumë, kjo është pjesë e formulës së emisionit. Janë realizuar lojëra të mëdha fizike, skena është gjigande e përgatitur nga Gaetano Castelo. Besoj se do ia lemë kohës, do të rritet dhe do të maturohet rrugës”, ka treguar Turi.