Doktorët nuk i dhanë shpresë/ Këngëtari shqiptar i bën surprizë vogëlushes (FOTO) – AlpeGossip
Doktorët nuk i dhanë shpresë/ Këngëtari shqiptar i bën surprizë vogëlushes (FOTO)

Doktorët nuk i dhanë shpresë/ Këngëtari shqiptar i bën surprizë vogëlushes (FOTO)

Ditën e sotme në emisionin e “E diela shqiptare” është prezantuar historia e një vogëlusheje, të cilën para se të vinte ne jetë doktorët e bënë të vdekur. E ëma e saj Jorida ka treguar se në muajin e tetë të shtatzënisë mjekët i thanë se ajo duhet ta hiqte fëmijën për shkak të disa problemeve. Megjithatë me forcën e saj ajo arriti ta mbajë dhe sot e bija feston 5 vjetorin e lindjes.

“Që në muajin e 8 të shtatzënisë nisi historia e Joraldës. Unë kisha një djalë dhe pas 7 vitesh isha shtatzënë me një çun në fakt sepse doktori na ka thënë gjatë gjithë kohës që ishte një djalë. Nuk u mërzitëm, thashë kishim 1 djalë do bëheshim me 2. Deri në muajin e tetë isha mirë, më pas nuk po e ndjeja më. Kisha 5 ditë që nuk po e ndjeja, por për një moment mendova është dembel. Më pas fillova të shqetësohesha dhe mora burrin dhe shkova tek mjeku. Doktori po më shikonte gjatë gjithë kohës dhe mendova se diçka nuk po ecte tamam. Ai me tha se fëmija ka vdekur, në moment u shtanga dhe më pas e mbajta veten dhe thashë se ti e ke një fëmijë edhe pse po e prisnim. Ai më tha do vish nesër në maternitet dhe ta heqim. E mora pak veten dhe ika në shpi. Të gjithë rrinin në heshtje dhe të gjithë ishin të mërzitur. Të gjithë qanin. Unë u shtanga. I kisha bërë të gjitha Joraldi i dajës thoshte, pasi i kishim vënë dhe emrin se ishte çun. Erdhi ai vuri kokën dhe nisi me duke qarë, më pas nisa dhe unë. Kur ai vuri kokën, unë ndjeva se fëmija lëvizi, më tha bashkëshorti që të është bërë fiksim, por jo unë isha e bindur se foshnja lëvizi. Shkuam menjëherë në spital dhe aty ndenja në spital për një muaj. Aty kam ndjerë vetëm disa lëvizje dhe zemra e fëmijës i kishte rrahjet shumë të rralla. U bënë 3 -4 mjekë që më ndiqnin. Ajo nuk lëvizte më. Më dërgojnë në Tiranë dhe mjekët thanë urdhër që të futem në sallën e operacionit. Pasi doli fëmija, unë nuk e dëgjova të qante dhe mjekët nuk ma dhanë farë fëmijën. Nuk e dija akoma që ishte vajzë, ajo nuk qau. Aty mendova se foshnja im kishte lindur i vdekur, pasi askush nuk ma dha. Kur kam dalë nga salla më tha mami, të keqën mami u bërë më motër, erdhën infermieret dhe u thashë se kam çun, nuk kam gocë, nuk e pranoja. Për momentin prisja që të më sillnin fëmijën, por nuk ma sollën. E mori infermierja dhe e zbritën poshtë në reaminacion. Unë i thashë të ma sillte ta shikoja, por ajo nuk ma solli. Nuk ma sillnin sepse thoshin që mund të vdiste dhe më mirë të mos e shikoja. Një ditë, dy ditë, tre ditë nuk e pashë. Më vendosën në një dhomë më një grua tjetër që kishte lindur, asaj i sollën fëmijën, mua jo. Kur dëgjova të qarat e fëmijës tjetër thashë së vdiqa, thirrën doktorin, psikologët, pasi unë u bëra shumë keq. U ngrita dhe i thashë forca vetes dhe vajta vetë tek dhoma. Kur e pashë atje, ajo ishte 1 pëllëmbë fëmijë, pasi ka lindur 900 gram dhe përsëri nuk më jepnin siguri. Kur ka lindur doktoresha i ka thënë burrit tim merreni pasi nuk do të rrojë. Burri im ka thënë nuk do ja heqim oksigjenin kur të vdesë nga Zoti, unë vetë nuk ja heq oksigjenin. Pas dy javësh ja hoqën dhe përsëri mendonin se nuk do të rronte. Edhe sot kur e shikojnë thonë, “kjo që do të vdiste është”. Unë e kam marrë gocën në shtëpi dhe kam besuar vetëm në Zot dhe jo tek ata. E kam kthyer shtëpinë në spital. E kam mbajtur me flokë të palarë, me çarçafë, nuk kishte rroba për vajzën sepse ajo ishte shumë e vogël. Pas tre muajsh i kam veshur rroba vajzës. Nuk e dija që do isha kaq e fortë. O Zot thoja të zgjohesha. Ai më ndihmoi që u bë vajza ime kjo që është sot. Ka ecur, 1 vjeç e gjysmë, afër dy vjeç. Kur shkoi 2 vjeç e gjysmë mua më iku frika. Shoqja e saj ectë në këmbë, vajza ime jo. Sot Ada është më e shkathët se shoqet e veta”, tregoi Jorida.

Në këtë ditë të veçantë për të, e ëma ka zgjedhur ta surprizojë duke i sjellë në festë këngëtarin e saj të preferuar, Erik Lloshi. Këngëtari ka shkuar në ambientet e festës dhe i ka dhuruar disa momente lumturie vogëlushes duke kënduar këngë së bashku.