EMOCIONUESE/ Mjaftoi një foto dhe disa fjalë që Alketa të shprehte gjithë dashurinë për të atin – AlpeGossip
EMOCIONUESE/ Mjaftoi një foto dhe disa fjalë që Alketa të shprehte gjithë dashurinë për të atin

EMOCIONUESE/ Mjaftoi një foto dhe disa fjalë që Alketa të shprehte gjithë dashurinë për të atin

Alketa Vejsiu po përgatitet të ngjitet në skenën e Festivalit të RTSH. Tashmë, shumica e postimeve të saj në Instagram lidhen pikërisht me këtë event, por ndër fotot e videot e shumta, një ka dalluar në veçanti.

Një foto e të atit ka qenë postimi ndryshe në rrjet i Alketës, e cila nuk njihet për postimet e shumta të familjarëve të saj. Si gjithmonë, jetën personale mundohet ta largojë nga vëmendja e medias, ashtu sikurse ka treguar se sa herë e ka parë të përshtatshme, ka bërë përjashtime dhe i ka ngjitur në skenë disa prej njerëzve të zemrës. “Babo shpirti!”, ka shkruar Vejsiu në foton e të atit, ndërsa kujtojmë një moment tjetër emocionues ndër vite mes të dyve.

Disa vite më parë, në një nga spektkalet e shumta të drejtuara nga Alketa, babë e bijë u ngjitën në skenën e “X Factor” për të kënduar sëbashku një këngë. I ati i Vejsiut është shumë i apasionuar pas muzikës, një ndjenjë që e ka trashëguar edhe tek e bija. Një moment që do të mbetet ndër kujtimet më të bukura mes të dyve…