”VERA GRABOCKA MË PËRZURI NGA FESTIVALI”/ Redon Makashi na tregon më tepër për eksperiencën e tij – AlpeGossip
”VERA GRABOCKA MË PËRZURI NGA FESTIVALI”/ Redon Makashi na tregon më tepër për eksperiencën e tij

”VERA GRABOCKA MË PËRZURI NGA FESTIVALI”/ Redon Makashi na tregon më tepër për eksperiencën e tij

Redon Makashi ka qenë i ftuar në “Këndo këngën time” në Vizion Plus. Si shumë prej artistëve që kanë marrë pjesë në këtë format, edhe Makashi ka patur një histori per të ndarë me publikun.

Ai është kthyer pas në kohë, pikërisht në daljen e tij të parë në skenë. Në një sistem kur artisti paragjykohej nga pamja dhe stili, Redoni kujton momentin kur grupin e tij nuk e kishin lejuar të këndonin në një shfaqje që mbahej në amfiteatrin e liqenit. Fill pas kësaj historie, Pirro Çako kishte shfaqur interesim lidhur me këtë grup djelmoshash të rinj, madje u kishte përgatitur një këngë, tekstin e së cilës e krijoi Agim Doçi. Me këtë projekt, Çako dhe Doçi kishin shkuar tek Vera Grabocka, asokohe regjisore e festivalit, ndërsa kjo e fundit ishte përgjigjur: “Këta çuna nuk do këndojnë në festival, sepse më kanë tërhequr vërejtje dhe nuk lejohet të këndojnë”.

Megjithatë, mes disa miqësive të autorit Agim Doçi, djemtë kishin arritur të futeshin në këtë event muzikor, por me disa kushte: të ndryshonin modelin e flokëve, si dhe Bledar Sejkos i ishte kërkuar të hiqte syzet, pasi ngjasonte me John Lennon. Për të fshehur ‘karakteristikat perëndimore’,  djemtë kishin veshur disa xhaketa të mëdha. “Sikur ishim futur në thes. Na vunë dhe një lule në xhep si gjasme filizat e rinj. U bënë disa gjëra që të mbulonin daljen tonë të parë si çuna të mirë dhe jo si çuna perëndimorë”, ka rrëfyer Redoni.