Njihuni me Xhemilen, 60 vjeçarja që kreu ndërhyje plastike për “dëshirën” e fëmijëve: Donin që… (VIDEO) – AlpeGossip
Njihuni me Xhemilen, 60 vjeçarja që kreu ndërhyje plastike për “dëshirën” e fëmijëve: Donin që… (VIDEO)

Njihuni me Xhemilen, 60 vjeçarja që kreu ndërhyje plastike për “dëshirën” e fëmijëve: Donin që… (VIDEO)

Xhemile Murataj është një grua 60-vjeçare e cila është shumë e lidhur me vajzën e saj. Ajo kontaktoi stafin e “Doktor Plastik”, për të bërë një lifting fytyre, në këtë mënyrë do të plotësonte edhe dëshirën e vajzës për ta parën nënën e saj më të re.

Xhemilja dhe vajza e saj Ejsi, pohuan se ka qenë kjo e fundit shtysa kryesore që 60-vjeçarja të realizonte këtë ndërhyrje.

“Ishte dëshira e saj, por nuk kishte atë vullnetin. Duke e inkurajuar ne si fëmijë vendosi ta bëjë. Babi gjithashtu e priti shumë mirë”, tha Ejsi.

“Për herë të parë jam shqetësuar në moshën 55 vjeç, u thoja gocave jam bërë keq nga fytyra. Ata gjithmonë interesoheshin për mua. Jam kujdesur për fytyrën, në kohën time përdornim një krem 40-sh megjithatë koha bëri të vetën”, tha Xhemilja.

Ajo iu nënshtrua operacionit plastik i cili rezultoi me sukses. Dhe më e rëndësishmja është se ajo ndihet shumë më mirë me veten e saj dhe tepër e kënaqur nga rezultati.

“Pas operacionit unë fillova të dukesha sa mirë, çdo ditë e sa më mirë. Shikoja, s’kisha dhe rrudha shumë në fytyrë. Më ishin zhdukur. Ndihem se jam 10 vjet më e re.”