DËSHIRONI TË DUKENI MË TË BUKURA? Ja ushqimet që duhet të hani – AlpeGossip
DËSHIRONI TË DUKENI MË TË BUKURA? Ja ushqimet që duhet të hani

DËSHIRONI TË DUKENI MË TË BUKURA? Ja ushqimet që duhet të hani

Ju mund të  shkoni në  palestër, të  visheni bukur apo të  bëni një makijazh të  bukur, por prapë nuk do të jeni në  gjendjen tuaj më të mirë. Sepse ushqimet kanë një ndikim madhor në pamjen tuaj dhe rrezatimin e trupit tuaj. Që të shkëlqeni dhe të dukeni gjithmonë të bukur konsumoni sa më shumë këto produkte ushqimore:

1.Kos

Dietologët këshillojnë  kosin grek , pasi është i mbushur me proteina dhe ka shije të mirë . Por gjithashtu përmban shumë aminoacide, të cilat janë të mira për të hequr qafe rrathët e sy poshtë  syve.

Nëse keni planifikuar një  natë  të  gjatë  jashtë , në  mëngjes hani një  kos grek dhe fytyra juaj nuk do ta ndiejë  lodhjen.

2.Fasule

Fasulet dhe shumë bishtajore të tjera janë të mbushura me përbërës si proteina, zinku, hekuri dhe biotina, që ju japin flokë më të gjatë dhe më të fortë, sipas ekspertëve të  shëndetit.

Përzieni disa fasule në sallatën tuaj ose pë rzijini me pak vaj ulliri dhe kripë për një meze të lehtë.

3.Ujë

Kemi dëgjuar shumë njerëz që betohen se sekreti i tyre i bukurisë është konsumimi i ujit. Dietologët thonë  se uji është padyshim vendimtar për bukurinë . Kur ju jeni të hidratuar, metabolizmi juaj funksionon në mënyrë më të mirë, duke ju mbajtur në formë  të  shkëlqyeshme dhe dinjitoze.

4.Brokoli

Kjo perime e gjelbër është e ngarkuar me antioksidantë si vitamina C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit tuaj të gjakut.

5.Luleshtrydhet

Nese nuk pëlqeni perimet e gjelbërta, luleshtrydhet janë gjithashtu të mbushura me vitaminë C.