I DASHURI NË KËRKIM PËR VRASJE/ Trejsi Sejdini nxjerr gjoksin në Instagram (FOTO) – AlpeGossip
I DASHURI NË KËRKIM PËR VRASJE/ Trejsi Sejdini nxjerr gjoksin në Instagram (FOTO)

I DASHURI NË KËRKIM PËR VRASJE/ Trejsi Sejdini nxjerr gjoksin në Instagram (FOTO)

Përveçse është i dashuri i ish-Miss Universe, Trejsi Sejdinit, të cilës nuk ka ngurruar t’i bëjë dhurata luksoze, Leonard Duka është një nga 8 personat që është shpallur në kërkim për eliminimin e ish-policit të ndjerë, Santiago Malko.

Pra, emri i tij nuk është i padëgjuar për drejtësinë.Në prill të këtij viti, 37-vjeçari është vënë në pranga pas një aksioni të ndërmarrë nga policia.Ky operacion nisi pas një dosjeje tepër sekrete, të dërguar prej Agjencisë Gjermane Anti-Trafik (AGJT) dhe policia shqiptare, mbikëqyrur nga agjentët specialë gjermanë dhe nga DEA-Amerikane, realizoi aksionin për arrestimin e grupit “Duka” në Tiranë, i skeduar e faktuar, si grup i strukturuar i trafikut të lëndëve narkotike Shqipëri-Gjermani.

Në sajë të këtij operacioni janë vënë në pranga 4 persona.

Sipas policisë, kreu i këtij grupi rezulton të jetë i dashuri i Trejsit, 33-vjeçari Leonard Duka, ndërkohë që të arrestuar të tjerë ishin Elvis Gaçaj, 44 vjeç, Oltion Loga 38 vjeç dhe Dritan Agaj, 38 vjeç, persona që janë në kërkim gjithashtu për eleminimin e Malkos.

Gjithsesi, ata u liruan pak kohë më vonë nën masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Sa i përket Trejsit, ajo ka postuar shpesh në rrjetet e saj sociale foto të dyve, apo të dhuratave që merrte nga Duka.

Në një foto të publikuar nga ajo së fundmi në rrjetin social Instagram, shfaqet një kuti plot për plot me gjerdane floriri, vlerë e të cilave mund të shkojë në miliona lekë. Ndërsa tek një tjetër ajo shfaqet seksi, ku nuk ka hezituar të tregojë edhe format e saj trupore, si gjoksin.