“AI MË PUTHI ME ZOR, I THASH…”/ Antonela përplaset sërish me Atdheun dhe bën deklaratën e bujshme – AlpeGossip
“AI MË PUTHI ME ZOR, I THASH…”/ Antonela përplaset sërish me Atdheun dhe bën deklaratën e bujshme

“AI MË PUTHI ME ZOR, I THASH…”/ Antonela përplaset sërish me Atdheun dhe bën deklaratën e bujshme

Mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen Prime”, Atdheu zbuloi se ka shkëmbyer një puthje me Antonelën dhe u shpreh se nuk mund t’i duronte dot më skenarët e saj. Ai tha se do i vinte në këtë mënyrë në ndihmë Mevlanit, për të bërë zgjedhjen e duhur mes Ledjanës dhe Antonelës. Kjo e fundit e pranoi dhe vetë se ishte puthur me Atdheun, por u shpreh se kjo gjë ka ndodhur në fillimet e saj në “Për’puthen”.

Ndërkohë sot në program kjo çështje u diskutua sërish më gjatë. Antonela u shpreh se Atdheu ja ka vjedhur puthjen në makinë dhe i kërkoi që të mos gënjente. Madje ajo bëri dhe deklaratën e bujshme duke u shprehur se Atdheu i ka kërkuar më shumë se veç puthjes.

“Ai më puthi me zor, dhe unë i thashë për çfarë e bën këtë, dhe ai tha s’ma ha pika pika. Madje ai donte edhe më shumë por isha unë ajo që e refuzova”, tha Antonela.

Ndërkohë që ajo fliste Atdheu qeshte dhe e kundërshtoi duke e quajtur konkurrenten aktore.

“O Atdhe zhgarravina, mos gënje sepse e dimë shumë mirë të dy se çfarë ndodhi,” tha Antonela më pas.

Edhe ditën e djeshme pas programit ajo tregoi përmes rrjeteve sociale se Atdheu ja kishte rrëmbyer puthjen pa dëshirën e saj. Gjithashtu ajo e cilësoi atë si një mashkull të pabesë, që nxori këto fakte në këtë moment kaq delikat.

“Kazanova nuk i vidhte puthjet, prandaj në histori nuk mbesin kazanovat në tentativë (me puthje të vjedhura), prandaj ndarja e një momenti intim me një femër që për më tepër nuk është i vullnetshëm plotësisht, nuk të bën as Don Zhuan e as të dëshiruar, të bën një mashkull të pabesë, i cili përveçse përfitoi nga rasti i parë, sigurohet të bëjë publike pisllëqet qe vetë ai bën. Një ‘puthje’ e vjedhur tregoi karaketrin e Don Zhuanit Atdhe, që më ndihmoi mua të bëj diferencë në pëlqimet e mia të fillimit”, shkroi Antonela.