LINDJA E PARË/ Kate Middleton tregon sa i tmerrshëm ishte momenti i fotos – AlpeGossip
LINDJA E PARË/ Kate Middleton tregon sa i tmerrshëm ishte momenti i fotos

LINDJA E PARË/ Kate Middleton tregon sa i tmerrshëm ishte momenti i fotos

Familja mbretërore ka rregulla strike, të cilat përgjithësisht respektohen nëse s’je Meghan Markle, sigurisht. Një ndër to është edhe tradita e setit fotografik me të porsalindurin/ën, pak orë pas lindjes. Nëse Meghan Markle refuzoi të fotografohej me të birin disa orë pas ardhjes së tij në jetë, Kate Middleton e ka bërë tri herë.

Në një intervistë në podcast-in “Happy Mum, Happy Baby”, Kate zbuloi se hera e parë ishte “e tmerrshme”. “Po, ishte pak e tmerrshme, nuk do të gënjej.”

“Të gjithë qenë shumë mbështetës dhe unë dhe William ishim të vetëdijshëm se ishte diçka për të cilën të gjithë ishin të ngazëllyer dhe ju e dini që jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që publiku na ka dhuruar dhe në të vërtetë donim ta ndanim atë moment me ta. Por në të njëjtën kohë kisha në krahë një foshnjë të porsalindur dhe duke qenë prindër pa përvojë, ndjenja ishte e përzierë me pasiguri. Kisha emocione të përziera.”

Nuk kanë qenë të paktë njerëzit që kanë folur haptazi kundër kësaj tradite të hershme të familjes mbretërore, sepse të vendosësh makeup, të veshësh reçipeta dhe të qëndrosh mbi taka disa orë pasi ke sjellë në jetë një fëmijë është “çnjerëzore”.

Për shembull, Keira Knightley nuk u magjeps aspak me daljen publike të Kate Middleton pas ardhjes në jetë të vogëlushes Charlotte. Në librin e shkrimtares Scarlett Cutis, “Feministet nuk veshin rozë”, aktorja shkroi një letër titulluar “Seksi i dobët”, ku krahasoi si dukej dhe si veproi ajo pas lindjes dhe si u shfaq dukesha, vajza e së cilës lindi një ditë pas vajzës së aktores.

“Shtatë orë më vonë ajo ishte jashtë spitalit e lyer dhe mbi taka. Bota kërkon të shohë. Fshihe dhimbjen tonë, trupin që dhemb, gjoksin që rrjedh, hormonet e tërbuara, duku e bukur, elegante, mos e shfaq çfarë ke hequr, Kate. Shtatë orë pas luftës tënde me jetën dhe vdekjen, shtatë orë pasi trupi yt çahet, gjakoset dhe ku thirrja për jetë del jashtë. Mos trego. Mos thuaj gjë. Qëndro aty me vajzën tënde dhe fotografohu nga një paketë me meshkuj fotografë. Këpucët e mia ngjisin nga lëngu i djeshëm i amoniakut. Kanë erë. Mbaj mend jashtëqitjen, të vjellat, gjakun dhe qepjet. Më kujtohet fushëbeteja ime. Fushëbeteja juaj dhe jeta që pulsonte. Mbijetesa. A jam unë seksi i dobët? A je ti?”

Në tetor të 2019-s, Meghan Markle rrëfeu për sfidat e mëmësisë dhe për faktin që “askush nuk pyet si je pas lindjes”. Te fjalët e saj gjetën veten shumë gra shqiptare.