“NJI KOMB NJI FLAMUR”/ Dua Lipa uron në mënyrën më të veçantë Kosovën – AlpeGossip
“NJI KOMB NJI FLAMUR”/ Dua Lipa uron në mënyrën më të veçantë Kosovën

“NJI KOMB NJI FLAMUR”/ Dua Lipa uron në mënyrën më të veçantë Kosovën

Dua Lipa, këngëtarja e famshme shqiptare ka uruar festën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës në një mënyrë shumë të veçantë.

Në profilin e saj në Instagram ajo ka publikuar dy foto tejet unike. Në të parën është flamuri i Kosovës brenda shqiponjës të flamurit të Shqipërisë. Ndërsa foto e dytë ka një dedikim për Kosovën ku në në fushë blu është shqiponja me dy kre…” Këtu ka vetëm një vend… pjesa tjetër janë nuanca” shkruan këngëtarja teksa i ka uruar 12 vjetorin.

Në gjuhën shqip ajo ka dedikuar fjalët emocionuese “#njikombnjiflamur”. Kujtojmë se Dua Lipa e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare dhe e ka nderuar atë. ALPEgossip.al