Modelja 20-vjeçare gjendet e vdekur në jahtin e miliarderit meksikan – AlpeGossip
Modelja 20-vjeçare gjendet e vdekur në jahtin e miliarderit meksikan

Modelja 20-vjeçare gjendet e vdekur në jahtin e miliarderit meksikan

Një modele mjaft e njohur është gjetur e vdekur në një jaht. Ngjarja ka ndodhur teksa jahti super luksoz ishte ankoruar në ishullin e Kefalonisë në Greqi.

Bëhet fjalë për supermodelen nga Australia Sinead McNamara, e cila punonte si anëtare e ekuipazhit në jaht. Jahti është në pronësi të biznesmenit miliarder meksikan Alberto Bailleres.

Z. Bailleres thuhet se u largua nga jahti i ankoruar.Trupi i modeles u gjet në anën e pasme të jahtit dhe shkaqet e vdekjes nuk dihen ende. Policia ka nisur hetimet dhe pritet përgjigja e autopsisë.

“Fatkeqësisht kam marrë lajmin më të keq të jetës sime, Sinead ka vdekur,”- deklaroi vëllai i modeles.