ARIA NJË ARTISTE E VËRTETË/ Eneda merr dhuratën më të bukur nga vogëlushja e saj – AlpeGossip
ARIA NJË ARTISTE E VËRTETË/ Eneda merr dhuratën më të bukur nga vogëlushja e saj

ARIA NJË ARTISTE E VËRTETË/ Eneda merr dhuratën më të bukur nga vogëlushja e saj

Eneda Tarifa ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e saj, Aria. Nënë e bijë tashmë janë kthyer në miket më të mira të njëra-tjetrës dhe nëse nuk mundet të jenë gjithmonë bashkë Aria ka gjetur mënyrën më të mirë që mami Eneda ta ketë kudo me vete. Ditën e sotme Tarifa ka zbuluar se vogëlushja e saj i ka bërë një dhuratë shumë të veçantë, si për t’i kujtuar në çdo kohë se ato do jenë gjithmonë bashkë. Aria ka përgatitur vetë një varëse, të cilën ja ka dhënë Enedës për ta vendosur në qafë. Këngëtarja e ka ndarë foton me varësen shumëngjyrëshe me të gjithë përmes një postimi në ‘Instastory’. Bashkangjitur fotos Eneda ka shkruar: “Varëse e re nga Aria. Vogëlushja ime gjithmonë me mua”.

Siç duket Aria pak nga pak po fillon të shfaq pjesën e saj kreative dhe nuk është aspak çudi duke qenë se të dy prindërit e saj vijnë nga bota e artit. Kujtojmë se ajo është fëmija i vetëm i Eneda Tarifës, nga marrëdhënia e saj me Erjon Zaloshnjën