“TË DUA ERMAL MAMAQI”/ Elvana Gjata uron aktorin nga motori: Sot ngre një standart të ri (VIDEO) – AlpeGossip
“TË DUA ERMAL MAMAQI”/ Elvana Gjata uron aktorin nga motori: Sot ngre një standart të ri (VIDEO)

“TË DUA ERMAL MAMAQI”/ Elvana Gjata uron aktorin nga motori: Sot ngre një standart të ri (VIDEO)

Pas dedikimit të përzemërt të Amarda Toskës për bashkëshortin Ermal Mamaqi dhe filmin e tij të ri, një tjetër urim i përzemërt i ka ardhur aktorit në prag të premierës së filmit të tij të tretë “I Love Tropoja”.

Ka qenë Elvana Gjata ajo e cila ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet me vëllain e saj Ermal, duke shëtitur me motor.

Videoja dyshohet se është filmuar gjatë periudhës së xhirimeve të filmit “Dy gisht mjalt” të Ermalit, në të cilin Elvana ishte protagoniste.

“Të dua Ermal Mamaqi. Sot ngre nje standart te ri! Bravo bravo bravo”, ka shkruar ajo.

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi gjithnjë e kanë treguar marrëdhënien e tyre të afërt si një familje, që kanë prej vitesh tashmë! Nuk e dimë nëse këngëtarja do të jetë në premierën e filmit të tij, por këtë na mbetet ta zbulojmë sonte në darkë.