“FORCAT E ERRËTA”/ Peshkopi hap kursin për largimin e Satanit nga njerëzit – AlpeGossip
“FORCAT E ERRËTA”/ Peshkopi hap kursin për largimin e Satanit nga njerëzit

“FORCAT E ERRËTA”/ Peshkopi hap kursin për largimin e Satanit nga njerëzit

Një peshkop katolik ka nisur atë që ai e quan një “shërbesë dorëzimi” për të çliruar njerëzit nga shpirtrat e errëta dhe për të luftuar forcat e së keqes në Irlandën rurale. Deri më tani, ai pretendon se ka marrë “disa kërkesa” për ndihmë.

Peshkopi Alphonsus Cullinan tashmë ka marrë mësimdhënësin e tij të parë, i cili do të trajnohet në mbrojtje kundër arteve të errëta në dioqezën e tij të Waterford dhe Lismore. Ai paralajmëron se reiki (kanalizim i energjive) dhe teknikat e tjera për shërimin dhe pastrimin e shpirtit.

Cullinan dëshiron të mbrojë anëtarët e urdhrit të tij të ri nga shpirtrat e këqij dhe ata që “kanë qenë të përfshirë në mëkate në moshë të re”, që mund t’i kenë hapur pa dashje “derën forcave të këqija, si Satanai”.

Peshkopi kujton një incident të tmerrshëm që ilustron fuqinë gjatë ballafaqimit me forcat e errëta.

“Më kujtohet një prift, një mik i imi që e dija se ishte i përfshirë në një rast të veçantë. Ishte një vajzë e re e shoqëruar nga nëna e saj. U deshën 4 burra për ta mbajtur atë në karrige, aq shumë forcë kishte“, kujton Cullinan.

Ai shtoi se, pavarësisht paralajmërimit ndaj burrave për t’u pastruar nga mëkatet e tyre duke kryer rrëfimin, njëri prej tyre nuk e kishte marrë parasysh paralajmërimin.

“Vajza [foli] me një zë që nuk ishte e saji, ishte një zë mashkullor që dilte prej saj. Në të vërtetë, foli për mëkat e djaloshit që nuk kishte shkuar për rrëfim”, tha Peshkopi.