NUK E PRISNIM/ Djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës bën dedikimin prekës për gjyshin e ndjerë (FOTO) – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës bën dedikimin prekës për gjyshin e ndjerë (FOTO)

NUK E PRISNIM/ Djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës bën dedikimin prekës për gjyshin e ndjerë (FOTO)

Në natën finale të Festivalit të Këngës në RTSH një hapësirë speciale ju kushtua tenorit të njohur, ikonës Gaqo Çako që u nda nga jeta verën e këtij viti.
Përmes një homazhi kushtuar figurës së shquar, nipi i tij Anthony Çako interpretoi këngën “Këputa një gjethe dafine”, të cilën Anthony e solli në një version të ri, të punuar nga vetë ai.

Kjo ishte dalja e parë në një skenë e djalit të artistëve të mirënjohur Inva Mula dhe Pirro Çako, por në këtë prezantim të parë me publikun Anthony dëshmoi se në dejet e tij rrjedh talenti i trashëguar si fëmija dhe nipi i artistëve që vunë themele në muzikën me vlera shqiptare.

Ajo që vihej re tek i riu i familjes Çako ishte një ngjashmëri e madhe me të atin Pirro në mënyrën e qëndrimit dhe sjelljes në skenë.