Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale rreth lajmit se instrumenti i lahutës është certifikuar nga UNESCO si pasuri kombëtare Serbe.
Gjithashtu ajo ka fajëson ministrinë e Kulturës si antishqiptare për kërkesën për regjistrim të UNESCOS të Lahutës si vegël shumëkombëshe dhe jo shqiptare.
“MOS MA PREK LAHUTËN! E shokuar me lajmin se LAHUTA na qënka çertifikuar si pasuri kombëtare e Serbëve nga UNESCO. Akoma më shokuese se atrofia, paaftësia dhe antishqiptarizmi i Ministrisë sonë të Kulturës, është reagimi i tyre, dhe kërkesa për regjistrim te UNESCO i Lahutës si vegël shumëkombëshe DHE JO Shqiptare!
Nuk ka fund paturpësia juaj! Lahuta ILIRE, 9000 vjeçare, Eposi i Kreshnikëve dhe historinë e pasuritë tona Kombëtare po i shisni! Dosja e historianëve e muziko/etnologëve fle në raftet tuaja, mjerë ky vend për ju! Mjerë ne pasardhësit e ILIRËVE që për pak do na shesin se kemi ardhur të fundit në gadishullin “Ballkanik”(ILIRIK!) JU FTOJ TË GJITHËVE TË REFUZOJMË KËTË TURP, KËTË SHITJE E KËTË VARFËRIM E TJETËRSIM TË IDENTITETIT TONË KOMBËTAR!,”