SKOLIOZËN DHE KIFOZËN/ 19 vjeçarit i ndryshon plotësisht jeta pas 14 vitesh torturuese (FOTO) - AlpeGossip
SKOLIOZËN DHE KIFOZËN/ 19 vjeçarit i ndryshon plotësisht jeta pas 14 vitesh torturuese (FOTO)

SKOLIOZËN DHE KIFOZËN/ 19 vjeçarit i ndryshon plotësisht jeta pas 14 vitesh torturuese (FOTO)

Një 19-vjeçar që vuante nga skolioza, e cila i rrezikonte jetën është shëruar plotësisht pas 14 vitesh.

Shpina e John Sarcona filloi të përkulet në dy anë të ndryshme kur ai ishte vetëm pesë vjeç.

Sëmundja i shtrembëroi shpinën aq shumë sa skeleti i tij mund të shkatërrohej dhe të dëmtonte organet e tij të brendshme.

Pasi e kaloi fëmijërinë e tij dhe një pjesë të adoleshencës me dhimbje torturuese, John bëri një ndërhyrje për 13 orë ku mjekët ngadalë i drejtuan shtyllën kurrizore.

John kishte dy lloje të anomalive kurrizore: skoliozën dhe kifozën.

Skolioza është sëmundje më e zakonshme, e cila shkakton lakimin e shtyllës kurrizore në formë ‘S’, nga njëra anë në tjetrën.

Ndërsa kifoza apo gunga kurrizore konsiston në një zmadhim të konveksitetit të rruazave të shpinës.