FITON FESTIVALIN E “RTSH-SË”/ Aurela Gaçe uron Jonida Maliqin: Lum kush arrin ta provojë atë emocion…(FOTO) – AlpeGossip
FITON FESTIVALIN E “RTSH-SË”/ Aurela Gaçe uron Jonida Maliqin: Lum kush arrin ta provojë atë emocion…(FOTO)

FITON FESTIVALIN E “RTSH-SË”/ Aurela Gaçe uron Jonida Maliqin: Lum kush arrin ta provojë atë emocion…(FOTO)

Gjatë mbrëmjes së djeshme, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi u shpall fituesja e edicionit të 57-të të “Festivalit të RTSH-së”. Jonida do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”, i cili do të mbahet në muajin maj të 2019.
Pas fitores, këngëtaren e kanë uruar të gjithë dashamirësit e muzikës së saj dhe jo vetëm. Mes shumë urimeve ishte dhe ai i divës shqiptare, Aurela Gaçes.
“Bëj qejf, se ai emocion është aq i bukur e lum kush arrin ta provojë”, shkruan Aurela.
Gaçe dikur ka qenë në një pozicion të njejtë me Jonidën, pasi dhe ajo ka përfaqësuar vendin tonë në mënyrë dinjitoze. Aurela ka përfituar për të këshilluar kolegen dhe mikeshën e saj, për ta shijuar në maksimum këtë eksperiencë që jo të gjithë kanë fatin ta provojnë. Të dyja këngëtaret kanë një raport shumë të mirë, ndaj nuk hezitojnë aspak të mbështesin dhe të jenë të lumtura për arritjet e njëra-tjetrës.