Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Sara është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen me vajzë.
Që pas konfirmimit të lajmit, ajo nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur. Këtë mbrëmje bukuroshja ka publikuar fotot më të ëmbla në rrjete sociale.
Sara ka treguar barkun e rrumbullakosur, e veshur me rrobabanjo. Para disa ditësh ajo tregoi se kjo është një periudhë shumë emocionuese për të dhe mezi pret te bëhet nënë.