KA EDHE KËSHTU/ Shefi detyron 34-vjeçaren të bëjë zgjedhjen: Police apo modele? – AlpeGossip
KA EDHE KËSHTU/ Shefi detyron 34-vjeçaren të bëjë zgjedhjen: Police apo modele?

KA EDHE KËSHTU/ Shefi detyron 34-vjeçaren të bëjë zgjedhjen: Police apo modele?

Një police nga Gjermania, e quajtur “më e bukura” në vend është kthyer në punë pasi shefi e detyroi të zgjidhte mes modelimit apo zbatimit të ligjit.

Adrienne Koleshar, 34 vjeç ka më shumë se 600 mijë ndjekës në Instagram dhe poston shpesh fotografitë me bikini.

Në një video të postuar në Youtube me 31 dhjetor 2018, ajo tha se kishte udhëtuar nëpër botë që prej 1 korrik për të bërë një zgjedhje për të ardhmen.

Pas dy ditësh, ajo postoi një fotografi me uniformën e policisë dhe tha se ishte kthyer në punë. Aty pranoi se kishte folur me shefin në dhjetor, i cili i kishte kërkuar të zgjidhte mes modelingut dhe punës si police.

Gjatë gjashtë muajve që bëri pushim si police, Adrienne vizitoi Miami, Neë York, Dubai, Amsterdam dhe Cape Town.