‘Jemi para kamerave, pa e dija unë’, këngëtarja shqiptare shkatërron emisionin – AlpeGossip
‘Jemi para kamerave, pa e dija unë’, këngëtarja shqiptare shkatërron emisionin

‘Jemi para kamerave, pa e dija unë’, këngëtarja shqiptare shkatërron emisionin

Në emisionin “N’Kosovë show”, një ndër më të ndjekurit në Kosovë, ndodhi një e papritur sot teksa moderatori Shpëtim Desku po prezantonte para kamerave.

Këngëtarja Aida Doci u fut në studio papritur dhe nisi t’i kërkojë llogari moderatorit.

“Ku je more ti?”, e pyeti Aida Shpëtimin. “Ke hyrë si Van Dami”, ja ktheu moderatori paksa i trembur nga hyrja e saj.

“Ku je?”, përsëriti këngëtarja ndërsa Shpëtimi ia ktheu: “U bëre ti të më thuash mua ku je, ti ku je? O jemi para kamerave, pa e dija unë të kisha përmbledh. Ik se na prishe emisionin”.

Aida më pas i kërkoi moderatorit të uleshin e të nisnin intervistën se s’kishte kohë duke treguar kështu se e gjitha ka qenë pjesë e një loje.