“Duke ia nisur festës së beqarisë së Lorit”, Sara Hoxha më në fund sqaroi gjithçka për dasmën e të motrës - AlpeGossip
“Duke ia nisur festës së beqarisë së Lorit”, Sara Hoxha më në fund sqaroi gjithçka për dasmën e të motrës

“Duke ia nisur festës së beqarisë së Lorit”, Sara Hoxha më në fund sqaroi gjithçka për dasmën e të motrës

U përhap kudo lajmi se këtë korrik, Lori Hoxha dhe i dashuri i saj Vis Bajraktari do t’i jepnin fund beqarisë duke zhviluar një dasmë madhështore dhe shumë luksoze në një nga liqenet më të njohura në Itali.

Megjithatë, familja Hoxha nuk pati ndonjë reagim lidhur me këtë lajm në rrjete sociale sepse në përgjithësi ata janë indiferentë ndaj thashethemeve të portaleve, megjithatë Sara, e cila njihet për humorin e saj të hollë, sapo na ka sqaruar siçf duhet.

Ajo ka postuar një selfie në ashensor teksa ka treguar veshjen e saj, një kombinim i markës “Versace” dhe në diçiturë shkruan: “Duke shkuar tek festa e beqarisë së Lorit” dhe më pas ka bashkangjitur një emoji me duart në kokë, duke treguar me pak fjalë se çfdo gjë që kemi lexuar këto ditë nuk ka qenë aspak e vërtetë.