Vajza e këngëtarit të njohur, Sabianit, është kthyer në një ndër femrat më të ndjekura e të komentuara të showbizit shqiptar. Keisi Medini ka mbledhur një numër të madh fansash në profilin e saj në Instagram, ku ka dhënë së fundmi super lajmin për ndjekësit.
Pas publikimit të këngës “S’ka dashni” në bashkëpunim me Seldi Qalliun, Keisi tashmë është gati për koncertin e saj të parë. Në foton e publikuar në Instagram, ajo shfaqet me të atin teksa të dy tokin grushtet me njëri-tjetrin.
“Ia dolëm babo. Këtë të premte koncerti im i parë.”- ka shkruar Keisi krahas postimit ku ka marrë qindra komente urimi.