Dasmat po afrohen! Ja kush janë vajzat që do ti shohim me fustan të bardhë këtë verë (FOTO) – AlpeGossip
Dasmat po afrohen! Ja kush janë vajzat që do ti shohim me fustan të bardhë këtë verë (FOTO)

Dasmat po afrohen! Ja kush janë vajzat që do ti shohim me fustan të bardhë këtë verë (FOTO)

Viti që lam pas mund të quhet padyshim viti i dasmave të të famshëmve shqiptarë, por edhe 2018-ta nuk do të mbetet prapa për këtë pjesë. Të shumtë janë personazhet e njohur shqiptarë që kanë vendosur të kurorëzojnë lidhjet e tyre me martesë.
Disa i kanë bërë publike detajet e dasmës së tyre, ndërsa disa të tjerë janë shumë të rezervuar në këtë aspekt dhe e pranojnë vetëm nën zë që do të kemi dasmë. Pavarësisht këtyre mund të themi se vera do të jetë stina e bumit të dasmave.

E para që kemi në listë është Jona Spahiu. Dasma e Jonës dhe Frenklit do të organizohet në datën 10 qershor dhe do të jetë një ceremoni shumë private. Në të do të marrin pjesë vetëm miqtë dhe familjarët më të afërt të çiftit.

Jona është shprehur se dasma e saj nuk do të ketë të ftuar personazhe VIP dhe do të zhvillohet larg syrit të publikut dhe të mediave.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Jona bëri dhe festën e beqarisë.

Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj, e cila u surpriza me një propozim magjik nga hokeisti çek Jakub Kindl, tashmë i kanë ngelur dhe pakpër ditën e dasmës së saj.


Ceremonia e dasmës do të bëhet më 29 qershor në SHBA, në Florida.
Ndërkohë që pret të bëhet nuse, Afërdita shijoi me miket e saj më të mira festën e beqarisë në Las Vegas.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bashkë prej disa vitesh, ndërsa një vit më parë familja e tyre u shtua edhe me një djalë, Londonin.
Tashmë të gjithë jemi duke pritur dasmën e tyre dhe duket se do ta kemi këtë gusht. Këtë e ka pranuar vet Sara teksa ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ku tha se do të martohet në verën e vitit 2018, por nuk zbuloi më shumë detaje. Së fundmi ata kanë nisur përgatitjet për dasmën e tyre, e cila do tëjetë në gusht.


Duke qenë se na ndajnë vetëm 3 muaj nga dita e madhe, Sara ka treguar se ka nisur tashmë përgatitjet, dhe gjëja e pare që ka përzgjedhur duket se janë verërat që do të serviren.

 

Dy ish-banorët e “Big Brother 9”, Danjeli dhe Fotinia vitin e kaluar lajmëruan fansat dhe të afërmit se së shpejti do të organizonin dasmën e tyre, por shumë shpejt e mohuar duke thënë se e kanë shtyrë për një kohë tjetër për shkak të pamundësive të tyre ekonomike.
Ndërsa së fundmi në një video-live me fansat në Instagram ata janë pyetur përsëri për faktin se kur do të martohen.


Danjeli dhe Fotinia pohuan njëzëri se këtë herë e kanë vendosur dhe nuk do të ketë më shtyrje, do të martohen në verë.

 

Këngëtarja Marsela Çibukaj prej kohësh është në një lidhje dashurie. Ajo nuk preferon të zbulojë më shumë për të dashurin e saj, por pranon se edhe profesioni i tij lidhet më artin.

Në një intervistë për emisionin “Talk Talk”, Marsela na la të kuptonim se me shumë mundësi gjatë këtij viti do të organizohet edhe dasma e saj me djalin misterioz që i ka rrëmbyer zemrën.


“Ndoshta mund të jetë viti i fustaneve, fustaneve të bardha. Nëse e them këtu, nuk i dihet, mund të më sjellë fat”, u shpreh Marsela.

Përgatiti AlpeNews.al