Media e VIP-ave: Njihuni me PASANIKËT shqiptarë dhe LUKSIN që i rrethon – AlpeGossip
Media e VIP-ave: Njihuni me PASANIKËT shqiptarë dhe LUKSIN që i rrethon

Media e VIP-ave: Njihuni me PASANIKËT shqiptarë dhe LUKSIN që i rrethon

Kur mendon për pasuri marramendëse dhe fëmijë të pasur, kujtdo mund t’i shkojë në mendje për fëmijët e sheikëve të pasur të vendeve arabe, Londrës, të Bevery Hills apo të Dubait. Mirëpo sipas medias së VIP-ave “The Talko” e cila i referohet faqes “RichKidsofAlbania”, Shqipëria ka një perandori të tërë me fëmijë të pasur.
Kjo faqe thotë se këta milionerë, apo fëmijë milionerësh bredhin rrugëve duke shpenzuar “lekët letër” si të ishin mbeturina.

Në videon kushtuar fëmijëve të pasur shqiptarë, kjo media thotë:

Nuk ka rëndësi nëse pasuria e tyre është e trashëguar apo është vënë prej punës së tyre të rëndë, e rëndësishme është që këta fëmijë bëjnë pushime luksoze, konsumojnë ushqime super të shtrenjta dhe pinë shampanjë që kushton më shumë se sa qiraja juaj.”
Faqja nuk harron të përmendë kontrastin mes këtyre fëmijëve të pasur dhe pjesës tjetër të varfër që jeton në kushte ekstreme.

Në video përmendet Fatmir Hysenbelliu i njohur ndryshe si ONI, i cili është trajnuar me “New York Red Bulls” (një klub futbolli në New Jersey), vetëm për të qëndruar në formë. Ai është djali i miliarderit Irfan Hysenbelliut dhe u bë biznesmen i njohur në moshë shumë të re. Oni bën një jetë super luksoze dhe disponon një helikopter privat si dhe makina shumë të shtrenjta.

Në kronikën rozë nuk mbeten pa përmendur edhe të rinj të tjerë të pasur që posedojnë makina shumë luksoze, si Ferrari, Lamborgini, Rolls-Royce etj, të frymëzuar sipas gazetares nga stili i “James Bond”.

Përveç Fatmirit në video përmendet emri i Vis Bajraktari, nipi i Muharrem Bajraktarit, (Komandai i përgjithshëm i Xhandarmërisë në kohën e Zogut).

Krista Mike, nuk dihet se nga burojnë paratë për bukuroshen bionde, por ajo që dihet është se ajo bën një jetë të adhuruar nga shumë të tjerë, me udhëtime rroba dhe makina luksi.

Gjithashtu përmendet Dafi, bashkëshorti i Silva Gunbardhit, reperi Gjiko, Belind Luli, modelen Dorina Gegiçi, Noizy-n dhe nuk harron njeriun më të pasur në Shqipëri, Zamir Manen.