Sezoni i ri “Portokalli”, Betim Spërdhima dhe Luzja na surprizojnë me këto role… – AlpeGossip
Sezoni i ri “Portokalli”, Betim Spërdhima dhe Luzja na surprizojnë me këto role…

Sezoni i ri “Portokalli”, Betim Spërdhima dhe Luzja na surprizojnë me këto role…

Po cilat do të jenë karakteret e reja që do të shohim në këtë sezon të “Portokalli”. Fillimisht, regjisori Altin Basha zbuloi se Rezart Veleshnja do të vijë me personazhe femër. Vetë aktori tregoi më tej se është një prezantuese, moderatore që ai do ta imitojë këtë sezon.

“Ajo nga 100 fjalë, 98 i ka gafa”, tha ai duke ia lënë mister emrin. Renada Caci tregoi se do të jetë në “Portokalli” me dy personazhe. “Kam dy personazhe, historianen që kisha edhe sezonin e kaluar dhe një tjetër personazh që nuk po e zbuloj”.

E nisur nga simbolika e “Peshkut të madh”, lind pyetja, a do të ketë këtë sezon më shumë humor politik? Kësaj pyetjeje i dha përgjigje regjisori Basha. “Humor politik ka pasur gjithmonë, pasi ai është i preferuar nga publiku. Sigurisht që do të ketë personazhe politike, por edhe mënyra se si ndikon politika në jetën e njerëzve, por nga ana tjetër ka edhe personazhe të rinj”, tregoi ai.