“JAM DORËZUAR TE KRAHËT E TU”/ Rezarta Shkurta i bën dedikimin e veçantë Ermal Hoxhës në përvjetorin e martesës – AlpeGossip
“JAM DORËZUAR TE KRAHËT E TU”/ Rezarta Shkurta i bën dedikimin e veçantë Ermal Hoxhës në përvjetorin e martesës

“JAM DORËZUAR TE KRAHËT E TU”/ Rezarta Shkurta i bën dedikimin e veçantë Ermal Hoxhës në përvjetorin e martesës

Këngëtarja Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre një vit më parë. Pas 17 vitesh bashkë, ata i thanë “PO!” përgjithmonë njëri-tjetrit në një jaht luksoz në një nga bregdetet shqiptare.

Sot çifti festojnë përvjetorin e parë si të martuar, megjithatë ata kanë më shumë 17 vite së bashku. Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram për përvjetorin e martesës.

Duke risjellë një fragment me video nga ceremonia e zhvilluar një vit më parë, Rezarta Shkurta shkruan: “Sa krenare jam për ty e për dashurinë tonë… Një anije e pamposhtur nga çdo dallgë e ajsberg që na solli jeta! Jam këtu sot, si ditën e parë, e dorëzuar te krahët e tu duke të të dashur edhe më fort se dje… Gëzuar përvjetorin drita e syve të mi”

VIDEO

Çifti janë shumë të dashuruar dhe këtë e tregojnë me anë të postimeve të shumta dedikuar njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Ata i kanë rezistuar çdo lloj vështirësie dhe duket se janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit.

 

 

Pas daljes nga burgu, Ermali i propozoi Rezartës për martesë në Dubai në janar të vitit 2019.

Sigurisht që ajo e pranoi propozimin ndërsa publikoi një foto të momentit me shkrimin: “Unë thash po…? Për të dytën herë edhe pas 15 vitesh bashkë…Në të mirë e në të keqe, gjithmonë pranë teje… Të Dua.”

Rezarta Shkurta Ermal Hoxha 4

Çifti kishte planifikuar të martohej në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan dhe duket se pritjes i erdhi fundi pas 17 vitesh histori dashurie. Rezarta dhe Ermali u bënë prindër për herë të parë në vitin 2013, kur mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera./panoramaplus