“FUSTANI”/ Ermal Mamaqi publikon këngën e re të Elvanës, ndjekësit e masakrojnë me komente negative (FOTO) – AlpeGossip
“FUSTANI”/ Ermal Mamaqi publikon këngën e re të Elvanës, ndjekësit e masakrojnë me komente negative (FOTO)

“FUSTANI”/ Ermal Mamaqi publikon këngën e re të Elvanës, ndjekësit e masakrojnë me komente negative (FOTO)

Rreth një javë më parë, Elvana Gjata solli këngën e saj më të re në bashkëpunim me Capital T, të titulluar “Fustani”.

Kënga ishte disi komerciale, jo shumë impenjative, me ritëm dhe mbase e menduar si një këngë e përshtashme për stinën e verës. Por, mesa duket, ndjekësit dhe ata që e pëlqejnë Elvanën, kanë më shumë pretendime për krijimet që ajo sjell në treg.

Ndërkohë që në kanalin “Youtube” kënga ka ecur mirë, me rreth 4 milionë e gjysmë klikime dhe me rreth 2000 komente pozitive, ndryshe paraqitet situata në faqen e “Instagram”-it të Ermal Mamaqit, por edhe të vetë Elvanës.

Ermali postoi këngën e Elvanës dhe Capital T, ndërkohë që ndjekësit e tij ishin në masë të zhgënjyer nga ajo këngë që, sipas tyre, nuk ishte një vlerë e shtuar në repertorin e këngëve të Elvanës.

Dikush tjetër thoshte që në këtë këngë, Elvana duket si një kopje e keqe e Beyonce etj.. “Kënga është shumë e shkurtër, ti dukesh shumë lakuriq, po na duket si këngët e Luanës” etj.. Këto ishin vetëm disa nga komentet ku duket një farë zhgënjimi për këtë krijim të ri të Elvanës. Ndërkohë, vetë këngëtarja, dje, me anë të disa fotove ka paralajmëruar një tjetër suprizë të vogël siç e quajti ajo, pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.

Elvana-Mamaqi-CapitalTMamaqi-ElvanaElvana-CapitalT

elvanaelvanaelvana1elvana2elvana3