STRESI I PËRMENDI EMRIN TEK KËNGA MË E RE/ Ja si ka reaguar Elvana Gjata: I kam dërguar mesazhe – AlpeGossip
STRESI I PËRMENDI EMRIN TEK KËNGA MË E RE/ Ja si ka reaguar Elvana Gjata: I kam dërguar mesazhe

STRESI I PËRMENDI EMRIN TEK KËNGA MË E RE/ Ja si ka reaguar Elvana Gjata: I kam dërguar mesazhe

Kënga më e re e Stresit që është një bashkëpunim me reperin Finem, “Gazi n’fund”, është bërë mjaft e bujshme edhe për faktin që reperi ka përmendur emrin e Elvana Gjatës në tekst.

Stresi ka treguar më herët edhe arsyen përse e ka përmendur Elvanën në këngë, dhe është shprehur se më mirë të dëgjojë Elvana Gjatën sesa reperat fake.

“Fuck fake rapper Love Elvana Gjata”- shkruante Stresi pak kohë më parë në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CDwGGkDJkZt/?utm_source=ig_web_copy_link

Por si ka reaguar këngëtarja për këtë? Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe në edicionin verior të ABC News, Stresi tregoi se ka folur me Elvanën dhe ka shkëmbyer disa mesazhe në lidhje me këngën.

Këngëtarja e ka pëlqyer dhe sigurisht ka qenë dakord për këtë gjë. Reperi tregoi edhe kohën kur punonte në një studio me Elvanën, kur kjo e fundit ishte pjesë e Three Dots.

“Patjetër që e ka dëgjuar Elvana këngën, i kam shkruar. Me Elvanën kam punuar në një studio, Three Dots, edhe kemi marrëdhënie shumë të mirë bashkë. Unë e dua si motrën time, në sensin që e kam respektuar si motrën time, dhe do të vazhdoj ta respektoj, plus që ia pëlqej muzikën, kam qenë aty kur ajo krijonte muzikën dhe nuk ka asnjë keqkuptim. I kam dërguar mesazhe, kemi folur, është OK”, u shpreh Stresi.