POSTOI FOTON E KAPUR PËR DORE ME NJË MASHKULL/ Fjodora Fjora reagon për herë të parë – AlpeGossip
POSTOI FOTON E KAPUR PËR DORE ME NJË MASHKULL/ Fjodora Fjora reagon për herë të parë

POSTOI FOTON E KAPUR PËR DORE ME NJË MASHKULL/ Fjodora Fjora reagon për herë të parë

Prej vitesh në televizion, Fjodora Fjora është ndër moderatoret më jetëgjatë në ekranet tona. E pranishme me shumë formate, ajo njihet edhe si ndër personat më të kuruar të showbizz-it, por sa i përket jetës së saj personale ajo është heremetike dhe nuk preferon të ndajë detaje.

Por së fundmi vetë moderatorja ka pranuar publikisht se është në një lidhje. Ajo publikoi në “Instastory” një foto ku shihet e kapur dorë për dore me partnerin e saj. Megjithatë ajo nuk ka preferuar të japë më shumë detaje.

Postoi foton e kapur për dore me një mashkull, Fjodora Fjora reagon

Fjodora ka bërë edhe më herët një tjetër postim në “Instagram”-in e saj ku shihej përsëri e kapur dorë për dore me partnerin e saj, të cilit nuk preferon t’ia zbulojë portretin.

Ditën e sotme, Fjora ishte e ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku u pyet në lidhje me postimet në rrjetet sociale. Ajo u shpreh se është dora e një shoku.

“Është dora e një shoku tim Njeriu poston të tilla gjëra kur e ndjen ta postojë. Ka qenë një moment kur ndihesha mirë shpirtërisht. U ndjeva aq mira, sa e postova. Jam në një njohje”, tha Fjodora.