NGA LEDRI VULA TEK STRESI/ 10 reperët shqiptar që kanë të dashura vajzat më të bukura (FOTO) – AlpeGossip
NGA LEDRI VULA TEK STRESI/ 10 reperët shqiptar që kanë të dashura vajzat më të bukura (FOTO)

NGA LEDRI VULA TEK STRESI/ 10 reperët shqiptar që kanë të dashura vajzat më të bukura (FOTO)

Një personazh i famshëm është normale të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për anën profesionale e këngët e reja, por edhe për jetën private. Sidomos reperët shqiptarë janë shumë të komentuar në media për lidhjet e tyre të cilat herë i bëjnë publike e herë preferojnë t’i ruajnë sekret. Duke parë që shumica e reperëve kanë të dashura super yje, “Xing.al” vendosi t’ju sjell sot një listë me reperët të cilët kanë pasur ose kanë të dashurat më të bukura të showbizit.

Fero – Arbenitën: Lidhja e tyre u zbulua vitin e kaluar dhe menjherë çifti u kthye në sensacionin e mediave e rrjeteve sociale. Një vëmendje të madhe mori sigurisht Arbenita dhe titulli “E dashura super yll e Feros”, pushtoi mediat online.

Arbenita është modele dhe jeton në Londër ku është pjesë e një agjencie të njohur modelingu. Bukuroshja famën më të madhe e mori pas lidhjes me Feron.

Stresi – Keisin: Keisi gjithashtu ishte e panjohur për mediat deri kur u zbulua lidhja me Stresin. Në fakt ishte vetë reperi që deklaroi hapur se ishte i dashuruar me vajzën në fjalë.

Keisi, një bukuroshe brune, që jeton e studion në SHBA, u bë shumë shpejt e famshme dhe emri i saj vazhdon të jetë kudo në mediat online.

Gjiko – Elitën: Me bukurinë e saj, Elita ia mori mendjen Gjikos që herën e parë kur u takuan për një intervistë që moderatorja do i bënte për emisionin e saj.

Gjiko e dinte se një ditë Elita do bëhej gruaja e tij dhe kështu ndodhi. Sot çifti janë të martuar dhe prindër të një djali.

Getoari – Marinën: Një tjetër reper i dashuruar me një nga vajzat më të bukura të showbizit është Getoari. Çifti prej vitesh e mbajti marrëdhënien e tyre larg mediave, por paparacët i fotografonin shpesh bashkë.

Dy vite më parë Geti dhe Marina e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe sot janë një nga çiftet më simpatik.

Seven – Lorenën: Reperi i njohur prej vitit 2016 deri në vitin 2018 ishte në një lidhje dashurie me modelen shqiptare Lorena Haliti e cila jeton e vepron në SHBA.

Lorena njihet si një ndër modelet më superseksi dhe lidhja e saj me Sevenin u komentua shumë. Në vitin 2018 ata i dhanë fund për arsye që nuk dihen.

Majk – Majlindën: Majk gjithashtu ka pasur një histori dashurie me Majlinda Zekën. Ajo u bë e famshme pikërisht prej lidhjes me reperin dhe sot është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbiz.

Lidhja e tyre nuk zgjati shumë, por nga kjo histori dashurie lindi një bebush, Roani.

Ledri – Sarën: Prej vitesh edhe Ledri është i lidhur me një vajzë bukuroshe, Sarën. Çifti se fundmi e konfirmuan lidhjen publikisht.

Sara u bë e njohur pas lidhjes me Ledrin dhe sot është kthyer në një blogere në Instagram.

Gent Fatali – Rozafën: Reperi Gent Fatali prej kohësh është në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafën. Ajo nuk njihej derisa iu zbulua lidhja me Gentin.

Ndonëse në fillim ai nuk pranonte se ishte në një lidhje, sot Genti nuk ngurron të postojë shpesh foto me super yllin që ka në krah.

S4MM – Filisin: Samiri i njohur me emrin S4MM është i fejuar me Filisin, një vajzë bukuroshe që jeton në Zvicër.

Çifti e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë për muaj të tërë dhe më pas i dhanë fund beqarisë me një ceremoni private me familjarët.

Skerdi – Vesën: Skerdi është i fejuar me gazetaren Vesa Rama e cila është gjithashtu një vajzë shumë e bukur. Çifti pak kohe me parë u bene prindër për herë të parë./Xing.al