“TË PËLQEN TË USHQEHESH APO TË KËRCESH?” Albi Nako bullizon vogëlushen? Lumë kritikash në rrjetet – AlpeGossip
“TË PËLQEN TË USHQEHESH APO TË KËRCESH?” Albi Nako bullizon vogëlushen? Lumë kritikash në rrjetet

“TË PËLQEN TË USHQEHESH APO TË KËRCESH?” Albi Nako bullizon vogëlushen? Lumë kritikash në rrjetet

Koreografi Albi Nako është kritikuar sërish në rrjetet sociale për sjelljen e tij ndaj një vajze në formatin “Të ka mami yll”, në të cilin marrin pjesë fëmijë nga mosha 10-15 vjeç.

Pjesë e formatit është pikërisht edhe Albi Nako ku bën pjesë në jurinë që vlerëson fëmijët. Ai ka ironizuar një prej vogëlusheve për shëndetin e tepërt duke bëtë komente bullizuese.

“Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- e pyet Albi Nako vajzën.

“Të kërcej”- i përgjigjet ajo.

Më pas Albi Nako insiston duke e pyetur vajzën se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet. Ky ishte një moment si sikletshëm për vajzën, e cila u zu ngushtë dhe nuk u ndje mirë për shkak të trupit të saj.

Kohë më parë Nako u kritikua edhe për një koment ndaj një gruaje 40-vjeçare që mori pjesë në Let’s Dance në E Diell.

VIDEO