AKUZA PRODUKSIONIT/ Gent Hazizi: Olta ka ‘instaluar dhunën’, nuk është marrë asnjë masë – AlpeGossip
AKUZA PRODUKSIONIT/ Gent Hazizi: Olta ka ‘instaluar dhunën’, nuk është marrë asnjë masë

AKUZA PRODUKSIONIT/ Gent Hazizi: Olta ka ‘instaluar dhunën’, nuk është marrë asnjë masë

Aktori i humorit Gent Hazizi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli rreth vendimeve të rrepta të “Vëllait të Madh” për ofendimet dhe kërcënimet nga banorët, si rezultat i të cilave janë përjashtuar Eva dhe Ermiona.

Gent Hazizi akuzon produksionin: Olta ka 'instaluar dhunën', nuk

Sipas Gentit, Olta është banorja që i ka thyer më së shumti rregullat, është ajo që ka instaluar dhunën në shtëpi, por kundrejt saj nuk është marrë asnjë masë nga produksioni.

Gent Hazizi akuzon produksionin: Olta ka 'instaluar dhunën', nuk

“O ka bërë dhunë verbale Olta Gixhari, o nuk ka bërë njeri. Është ajo që e instaloi dhunën, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është penalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarf të kuq. Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”, ka thënë ai.