Pse të flesh në një shtrat me fëmijën është gjëja më e gabuar? – AlpeGossip
Pse të flesh në një shtrat me fëmijën është gjëja më e gabuar?

Pse të flesh në një shtrat me fëmijën është gjëja më e gabuar?

Shumë prej nesh e ka përjetuar kohën kur dëshironte që të flinte në shtrat me prindërit kur ishim fëmijë. Ky fenomen është i zakonshëm për prindërit, por një studim i fundit paralajmëron këta të fundit ta mendojnë mirë përpara se të marrin fëmijët në shtratin e tyre, pasi një gjë e tillë konsiderohet si një veprim që shkakton nervozizëm dhe ankth tek fëmija.

Shumë prej jush mund të thonë që me fëmijët ndodh krejt e kundërta kur ata flenë me prindërit, pra ata qetësohen dhe ndihen të sigurtë, por shkencëtarët kanë shifra që hedhin poshtë këto hamendësime.

Studimi i botuar në “Journal of Affective Disorders”, mori në shqyrtim 3,583 fëmijë për të parë sesi ndikon ndarja e një krevati me prindërit në sjelljet e tyre.

Hulumtuesit i ndanë fëmijët në katër grupe: Fëmijët që nuk e ndajnë shtratin me nënën e tyre (44.4% e pjesëmarrësve), ata që e kanë ndarë shpesh herë kur kanë qenë bebe (36.2%), fëmijët që flenë në të njëjtin shtrat deri 6 vjeç ( 12%), dhe fëmijët që flinin ende me prindërit (vetëm 7.4% e të studiuarve).

Kërkuesit vlerësuan sjelljet e tyre në intervale të ndryshme kohe dhe fëmijët të cilët e kishin fjetjen me prindërit pjesë të rutinës, shfaqën më tepër probleme me përqendrimin sesa fëmijët e tjerë. Ata shfaqën çrregullime (si ankthi apo depresioni) çrregullim sjelljesh dhe ADHD fëmijë më shumë sesa super aktivë.